Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ibrahim Tatlises me mesazh për fansat pas aksidentit

Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, iu shprehi falënderim fansave për përkrahjen, pasi u aksidentua të enjten.

Automjeti i 70-vjeçarit u përplas me një kamion në Bodrum, me ç'rast përfundoi jashtë rrugës.

Gjendja shëndetësore e tij, sipas ekipeve mjekësore, është e mirë. Këtë e dëshmoi edhe Tatlises nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ku iu drejtua fansave.

Përkrahësit i kanë uruar shërim të shpejt e shëndet edhe në komente.

Spitali bëri të ditur se këngëtari turk u dërgua me vetëdije e jashtë rrezikut për jetë.

“Gjendja e tij është e mirë, shpejt u bënë ekzaminimet e nevojshme. Nuk ka asnjë lëndim në kokë, gjoks apo stomak. Ka vetëm disa fraktura”, tha një mjek i spitalit Acibadem në Bodrum.

Edhe Aksidentohet Ibrahim Tatlises, automjeti i tij rrokulliset jashtë rrugës pasi u përplas me kamion Showbiz Aksidentohet Ibrahim Tatlises, automjeti i tij rrokulliset jashtë rrugës pasi u përplas me kamion

Mediat turke shkruan se Tatlisesin e telefonoi edhe presidenti turk, Recep Tayip Erdogan.