Për shkak se nuk pati avokat, Duane Keith Davis nuk mundi të gjykohej të mërkurën për vrasjen e reperit amerikan Tupac Shakur.
Prokurori i Qarkut të Clarkut, Steve Ëolfson, tha se gjyqi do zhvillohet kur të paraqitej avokati i tij.
“Ne do vazhdojmë të kërkojmë të mos ketë lirim me kusht sepse besojmë se me ligjin e Nevadas dhe provave për këtë rast, rrethanat janë të mëdha që ai të dënohet për vrasje të shkallës së parë dhe kjo na lejon të kërkojmë të mos ketë lirim me kusht”, ka thënë ai.
60-vjeçari u arrestua javën e kaluar për vrasjen e Tupac në vitin 1996.
Hetuesit policorë kanë thënë se ishin vetë fjalët e Davis që çuan në arrestimin e tij. Davis pranoi rolin e tij në vrasjen e reperit në vitin 2009 para policisë, por sepse kishte bërë një marrëveshje me të ai nuk u akuzua.
“E dinim për Davisin tërë kohën nga dëshmia e tij në polici. E morëm më 2009 dhe ai tregoi për rolin e tij në vrasje dhe për të tjerët që bashkëpunuan”, tha policia.
Edhe
Caktohet dorëzania në vlerë 750 mijë dollarë për të dyshuarin për vrasjen e Tupacut
Marrëveshja që ai bëri në polici është marrëveshje mes një prokurori dhe të dyshuari ku individi pajtohet t’i ofrojë qeverisë informacion të rëndësishëm për një hetim, dhe deklaratat e tij më pas nuk mund të përdorën kundër tij.
Por, më vonë Davis doli publikisht me deklarata për përfshirjen në vrasje.
-
Suge Knight thotë se të afërmit e Tupacut tymosën hirin e tij “si marihuanë”
-
Diddy akuzohet se ofroi miliona para për vrasjen e Tupacut
-
Diddy akuzohet për përdhunimin e gruas që e akuzoi për vrasjen e Tupacut
-
Familja e Tupacut angazhon avokat për të hetuar nëse P.Diddy ka lidhje me vdekjen e reperit