Sportisti i njohur amerikan, Travis Kelce, i dashuri i këngëtare se mirënjohur Taylor Swift, ka thënë se nuk do të mundet ta shoqërojë të dashurën e tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”, pasi do të luajë në “Superbowl”, raporton “People”.
Ndërkohë që Swift është e nominuar për gjashtë çmime “Grammy”, Kelce është i fokusuar në lojën që do të zhvillojë me ekipin e tij “Kansas City Chief’s” në ligën e futbollit amerikan “Super Bowl”.
Gjatë së mërkurës Kelce ishte mysafir në programin “The Pat McAfee Show” ku ka thënë se do të kishte dëshirë të shkonte bashkë me Swiftin, por se nuk mundet sepse ka ushtrime të dielën.
“Do të doja të shkoja me të e ta shihja duke fituar në çdo kategori që është nominuar, po kam ushtrime të dielën”, ka thënë Kelce.
Fansat kanë spekuluar se Kelce do të shkonte me Swiftin në “Grammy”, pasi ajo kishte shkuar për ta mbështetur përgjatë ligës së kampionëve që ishte mbajtur ne Baltimore, ku fitoi ekipi i Kelce.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” do të mbahet të dielën më 4 shkurt në Los Angelos.