Aktorja Elizabeth Hurley (53) po i shijon pushimet në Indi, ndërsa dëshmi e kësaj janë fotografitë e shumta të cilat i publikoi përmes rrjeteve sociale. Por ajo që më së shumti i shokon fansat e saj është linja e bukur e aktores, të cilën e kanë zili shumë femra në mbarë botën.
“Ti je 53 vjeç dhe ke një trup të këtillë? Kjo është e pamundur. Të lutem më trego se çfarë bën, çfarë ha?”, - e pyeti një adhuruese.
“Sa e bukur që je... femrat të cilat janë 20 vjet më të reja se ti mund të turpërohen”, – thotë një koment tjetër. Qëkur filloi të dizajnojë kostume banje, aktorja shpesh publikon fotografi me rroba banje. Kohët e fundit ajo e publikoi një video në të cilën bën striptiz në kostumin rozë dhe e bëri të qartë se sa mirë ndihet në trupin e saj, shkruan KOHA Ditore.
Siç thotë Elizabeth, sekreti në pamjen e saj është në tri gjëra.
“Gjithmonë gjej kohë për ushtrime, ushqehem me ushqime me vlera ushqyese dhe relaksohem”, - tha aktorja e cila çdo mëngjes i pi dy gota me ujë të vakët, ndërsa për mëngjes ha jogurt grek, një banane dhe një lugë mjaltë.
Hurley qysh në vitin 2005 e lansoi brendin e kostumeve të banjës “Elizabeth Hurley Beach”, ndërsa shumë adhurues besojnë se ajo vetë është ambasadorja dhe modelistja më e mirë.