Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Hayek “lavdërohet” me foton: “Po, jam 53-vjeçare”

Aktorja meksikano-amerikane Salma Hayek e ka festuar ditëlindjen e 53-të. Ajo e postoi një fotografi duke pozuar me rroba banje në profilin e saj në Instagram, me çfarë i befasoi fansat, të cilët nuk mund të besonin sesa e re duket kjo aktore.

“Dukesh sikur je 25 vjeç. Shumë e bukur”, - ishte një nga komentet e fansave.

Image

“Po, jam 53-vjeçare. Dhe?”, - shkroi ajo shkurt në përshkrimin e fotografisë.

Fansat e tjerë iu bashkuan komenteve, duke ia uruar ditëlindjen dhe duke e lavdëruar pamjen e saj rinore.

Aktorja shpesh poston foto në rrjetet sociale nga xhirimet e filmave, por gjithashtu poston foto pak më të zjarrta, shkruan KOHA Ditore. Profili i saj në Instagram është plot me foto atraktive prej pushimeve vjetore.

Edhe Salma Hayek feston ditëlindjen në det të hapur Showbiz Salma Hayek feston ditëlindjen në det të hapur

Kohët e fundit ajo e postoi një foto ku pozon në rroba banje njëpjesëshe ngjyrë vjollcë, të cilat i theksonin linjat e saj, ndërsa ndjekësit menjëherë e vërejtën gjoksin e saj.

“Balonat do të të ndihmojnë të notosh”, - i shkruan ata asaj.