Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Hulu përgatit dokumentar për Greta Thunberg

Është një dokumentar për aktivisten e re suedeze të mjedisit, Greta Thunberg.

Hulu, shërbimi për streaming në pronësi të Disney, është duke punuar në filmin me titull pune “Greta”, i cili është planifikuar për vitin 2020, dhe i cili do ta sjellë historinë e kësaj 16-vjeçareje, të cilën së fundmi “Time” e ka shpallur Person të vitit. Dokumentari do të bëhet me regji të Nathan Grossman, ndërsa për produksion janë përgjegjës Cecilia Nessen dhe Fredrik Heinig.

Thunberg tërhoqi vëmendje kur filloi të mungojë nga mësimet për të protestuar para Parlamentit suedez për ta ngritur vetëdijesimin për nevojën e ndërhyrjes urgjente në luftën kundër ndryshimit klimatik. Protesta e saj shumë shpejt e tërhoqi vëmendjen në veçanti të mediave sociale, dhe më pas të mediave botërore dhe u bë një lëvizje globale, shkruan KOHA Ditore. Ata që nuk kanë dëgjuar për të, e kanë njohur pas fjalimit How Dare you! (Si guxoni!) të cilin e mbajti në Samitin e OKB-së për ndryshimet klimatike.

Ekipi, i cili po punon në dokumentar për Hulu, filloi ta përcjellë Thunbergun qysh në protestën e parë në Stokholm, dhe më vonë deri në Parlament dhe protesta masive ndërkombëtare që pasuan, për ta dokumentuar misionin e saj për ta vetëdijesuar botën për rëndësinë e krizës globale të klimës.

Artikuj të ngjashëm