Showbiz

Horrori “Texas Chainsaw Massacre” së shpejti nëpër kinema

Platforma Netflix i ka publikuar pamjet e para të vazhdimit të radhës së filmit, “Texas Chainsaw Massacre”.

Me një histori e cila zë vend pothuajse 50 vjet pas ngjarjes së filmit të parë të lansuar në vitin 1974, në vazhdimin e ri luajnë aktorët Sarah Yarkin, Elsie Fisher, Nell Hudson dhe Jacob Latimore. Ata vijnë në rolin e një grupi shokësh të cilët ballafaqohen me pasoja të dhunshme, kur zhvendosen në një qytezë të pabanueshme në Harlow të Texasit.

Atje, ata e takojnë një grua në kërkim të hakmarrjes, Sally Hardesty, e cila është e mbijetuara e vetme e vrasjeve brutale të personazhit të frikshëm të njohur me emrin, Leatherface, nga filmi i parë “Texas Chainsaw Massacre”.

Projekti i ardhshëm i zhanrit horror vjen me regji të David Blue Garcias dhe me skenar të shkruar nga dyshja, Fede Álvarez dhe Rodo Sayagues.

Ndër vite janë realizuar vazhdime të shumta të këtij filmi i cili karakterizohet me shumë skena të dhunshme, derisa filmi i ardhshëm duket se po kërkon ta përsëris suksesin e horrorave klasik “Halloween”.

“Texas Chainsaw Massacre” fillon së transmetuari në Netflix nga 18 shkurti.