Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Holland fshehurazi punoi si banakier

Tom Holland punoi si banakier në Londër për t'u përgatitur për rolin e tij në filmin e ri 'Uncharted', në të cilin ai luan me Mark Wahlberg.

Aktori 25-vjeçar është shumë i kënaqur që puna e tij “ia jep mundësinë për ta mësuar një mjeshtëri të re”, kështu që ai shkoi në shkollën e miksologjisë për t’u përgatitur për rolin e tij të Nathan Drake, një banakier që bashkëpunon me Victor “Sully” Sullivan – luajtur nga Mark Walberg – për të shkuar drejt aventurës për ta gjetur thesarin dhe një anëtar të familjes të humbur prej kohësh.

Teksa ishte i pranishëm në “Pop Culture Spotlight” në SiriusXM, Tom i kishte thënë prezantueses Jessica Shaw: “Një nga gjërat e mia të preferuara në lidhje me atë që bëjmë për jetesën është kur iu jepet mundësia ta mësoni një shkathtësi të re edhe për një arsye tjetër përpos faktit që thjesht doni ta mësoni.

“Kështu që ndoqa një shkollë banakierësh. Përfundova duke i mbajtur disa ndërresa pune në Londër, që ishte shumë argëtuese në fakt. U kënaqa me të vërtetë. Duket edhe set mjaft i lezetshëm në film”.

Megjithatë, lojtarët në lokal ishin të shpejtë për të identifikuar yllin e “Spider Man: No Way Home” dhe “pasi doli fjala”, duke shkaktuar kaos identiteti i vërtetë i Tomit u zbulua dhe atij iu kërkua të largohej.

“Teksa fjalët u përhapën nëpër qytet dhe njerëzit filluan të kuptonin se “me sa duket Tom Holland është banakier në këtë bar”, atëherë menaxheri i përgjithshëm filloi të mendohej. E më pas përfundimisht më përjashtuan, ka treguar aktori.

Edhe Tom Holland pjesë e filmit të shumëpritur nga publiku, “Uncharted” Showbiz Tom Holland pjesë e filmit të shumëpritur nga publiku, “Uncharted”

“Jam kthyer në lokal, por është paksa një marrëdhënie e vështirë për momentin. Megjithatë u kam bërë shumë presion. Kështu që, ata thjesht e mbyllën gojën dhe më lanë të kthehem”.

Kjo ishte pavarësisht se do të isha “i fshehtë” me veshje zyrtare dhe gjithçka tjetër.

“Do të hyja atje, do t’i merrja rrobat e banakierit dhe do të qëndroja në fshehtësi. Ishte kënaqësi. Më pëlqeu”, ka theksuar Tom.