Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Hilary Duff sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë

Aktorja Hilary Duff ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin e saj Matthew Koma.

Duff u bë nënë për herë të tretë pasi ajo ka edhe një fëmijë me ish-bashkëshortin Mike Comrie.

Aktorja 33 vjeçare ka shpërndarë në rrjetet sociale momente nga lindja e saj ndërkohë që është shprehur e entuziuazmuar që është bërë nënë edhe një herë.

Duff ka falënderuar djalin e saj nëntë vjeçar Luca i cili siç ka thënë, e ka ndihmuar atë shumë gjatë shtatzënisë duke e kuptuar dhe duke ia lehtësuar lëvizjen dhe punët e tjera meqë fëmija i dytë i saj është një vajzë dy vjeçare e cila quhet Banks.

Fëmija i tretë i saj është po ashtu vajzë të cilën e ka quajtur Mae.

Image