Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Hilary Duff martohet me këngëtarin Matthew Koma

Aktorja dhe këngëtarja e njohur Hilary Duff është martuar me partnerin me të cilin është 2 vjet në lidhje, Matthew Koma, vetëm shtatë muaj pas fejesës, raporton E! News.

Ajo e konfirmoi lajmin e gëzuar duke e komentuar postimin e E! News në Instagram. Ata e postuan një foto të saj në fustanin e nusërisë dhe me maskë në fytyrë, ndërsa aktorja komentoi shkurt: "Më ka munguar maska". E gjithë kjo u iniciua nga postimi i stilistes së saj, e cila e prezantoi tufën me lule dhe përshkrimin e shkurtër "Dita e dashurisë".

Image

Duff dhe Koma tashmë e kanë një fëmijë, vajzën gjashtëmuajshe Banks, shkruan KOHA Ditore. Ata e filluan lidhjen në fillim të vitit 2017 ndërsa ishin bashkë deri në vjeshtën e atij viti. Megjithatë, pas ndarjes në qershor të vitit 2018 aktorja njoftoi se ishte shtatzënë. Duff e ka edhe një fëmijë tjetër, djalin shtatëvjeçar Luca Cruz, me ish-bashkëshortin Mike Comrie.