Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Hilary Duff e vë në gjumë të birin me këngët e veta

Hilary Duff ka zbuluar se cila nga këngët e saj është e preferuara e djalit të saj shtatëvjeçar Luca dhe është një këngë më pak e njohur.

Aktorja 32-vjeçare e serialit “Younger” në një bisedë me revistën amerikane “Elle” reflektoi për këngët e preferuara nga karriera e saj, shkruan KOHA Ditore. Dhe pas këngëve si “Metamorphosis” dhe “Breathe In. Breathe Out.”, ajo e pranoi se ajo që nuk mund të dalë nga koka e saj është e preferuara e djalit të saj për ta zënë gjumi.

"E dua këngën e titulluar ‘Shine’", tha ajo. "Nuk ishte singël apo diçka e tillë, por e kam vënë re se ia kam kënduar Lucas shumë gjatë natës kur ai do të flinte. Është një këngë shumë e bukur dhe e mbaj mend që më pëlqente ta interpretoja live".

Megjithatë, kur u pyet për planet e ardhshme muzikore, Hilary këmbënguli se nuk ka asgjë në këtë drejtim, duke shtuar: "Ndihem aq keq për këtë, por jo, nuk po bëj asgjë tani për tani".

"Ndihem sikur do të kem një karrierë muzikore përgjithmonë dhe kush e di se sa e suksesshme do të jetë ajo apo çfarë lloj kthesash do të marrë. Muzika është një pjesë kaq e rëndësishme e jetës sime dhe ka qenë gjithmonë një vend i madh për mua."

Ajo konkludoi: "Nuk dua të them kurrë, por asgjë nuk është duke u përgatitur tani për tani".

Ylli aktualisht po punon shumë në rebootin e Disney+ të hit serialit të saj Lizzie McGuire, i cili po xhirohet tani.

Artikuj të ngjashëm