Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Hidhërimi i detit”, retrospektiva e refugjatëve, në fokusin e Vanessa Redgrave

Aktorja e famshme, Vanessa Redgrave, ka prezantuar në Prishtinë filmin dokumentar “Hidhërimi i detit”.


Njerëzit duke klithur për ndihmë, pamje të fëmijëve që shpëtohen për të mos e humbur jetën e tyre në det dhe kampe të shumta të refugjatëve janë disa prej skenave të filmit dokumentar, “Hidhërimi i Detit”.

“Është shumë interesante se si dikur popujt e ndryshëm kërkonin strehim në vendet e tjera si refugjatë, ndërsa pas një periudhe të shkurtër, janë ata popuj që në shtetin e tyre nuk pranojnë njerëz të riatdhesuar”, kështu e nisi rrëfimin e saj aktorja hollivudiane, Vanessa Redgrave (VËNESA REDGREJV), e cila në ediconin e dhjetë të PRIFest-it, ka prezantuar dramën me të cilën ballafaqohen mijëra emigrantë në botë.

“Posedoja pak buxhet, ndërkohë po mendoja që duhet realizuar një film që do të rrugëtonte rreth globit. Ky film ka për qëllim të përçojë te publiku njohuritë mbi të drejtat e refugjatëve dhe ligjet për emigrantët”, ka shtuar ajo.

Kriza aktuale e refugjatëve, e cila llogaritet të jetë si pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, alarmon në vazhdimësi aktivistët e të drejtave të njeriut, të cilët nëpërmjet zërit të tyre protestues, janë në objektivin e këtij filmi.

Edhe Vanessa Redgrave merr “Luanin e artë”, bën apel për refugjatët Kulturë Vanessa Redgrave merr “Luanin e artë”, bën apel për refugjatët

Redgrave ka thënë: se “Të gjithë duhet t’ia bëjmë pyetjen vetes se si nuk po arrijmë që të dëgjojmë dhe po i mbyllim sytë përreth asaj që po ndodh teksa po bëhemi të pashpirt dhe jonjerëzorë ndaj refugjatëve. Kam një mesazh për regjisorët dhe aktorët që ne si komunitet duhet t’i ndihmojmë që tregimet dhe vuajtjet e refugjatëve të mos harrohen”.

Aktorja e famshme është cilësuar se nëpërmjet këtij filmi dokumentar, ka sjellë një meditim dinamik personal rreth krizës aktuale të njerëzve pa atdhe.