Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Hidden Strike” bën bashkë aktorët Jackie Chan dhe John Cena

Është publikuar traileri i parë i projektit të ardhshëm të mbushur me skena aksion, “Hidden Strike”, duke i ofruar publikut pamje intensive të filmit të udhëhequr nga legjendat e zhanrit aksion, John Cena dhe Jackie Chan.

Filmi vjen i realizuar nga regjisori Scott Waugh, dhe në të, Cena dhe Chan, i portretizojnë dy ish-ushtarë të forcave speciale në një mision për t’i shoqëruar disa civilë përgjatë një prej rrugëve më të rrezikshme në botë, të quajtur “Autostrada e Vdekjes”, e cila kalon nëpër Bagdad. Dyshja do ta dërgojë këtë grup njerëzish në zonën e sigurt, por gjatë rrugës, ata do të përballen me shumë sfida dhe situata të rrezikshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dy, Chan dhe Cena, janë aktorë protagonistë në filmin e ri, duke e pasuruar edhe më shumë karrierën e tyre epike në zhanrin aksion. Krahas tyre, kastës së filmit i bashkohen edhe aktorët: Pilou Asbaek, Minghau Hou, Amadeus Serafini, Li Ma dhe Rachael Holoway.

“Hidden Strike” ka kohë që është xhiruar, më saktësisht në vjeshtën e vitit 2018, ndërsa lansimi i filmit nëpër kinema po planifikohet kah fundi i këtij viti.

Përgatiti: Edona Binaku