Studioja “Sony Pictures” i ka publikuar pamjet e para të projektit më të ri të aktorëve, Tiffany Haddish dhe Billy Crystal.
Filmi i zhanrit dramë dhe komedi që vjen me regji të Crystalit dhe e mbanë titullin “Here Today”. Ky është projekti i tij i tetë si regjisor dhe i treti i metrazhit të gjatë.
Crystal gjithashtu e ka bashkëshkruar skenarin bashkë me mikun e tij nga emisioni “Saturday Night Live”, Alan Zweibel.
“Here Today” e rrëfen historinë e një komediani veteran të quajtur Charlie Burnz, i cili po kalon nëpër një periudhë të vështirë në jetën e tij. Rastësisht ai e takon një këngëtare nga New Yorku, Emma Payge, dhe së bashku ata e krijojnë një shoqëri jo të zakonshme, qesharake dhe të afërt, e cila e ripërcakton kuptimin e dashurisë dhe besimit.
Përveç yjeve Tiffany Haddish dhe Billy Crystal të cilët i portretizojnë rolet kryesore, në film luajnë edhe aktorë të tjerë të njohur, si Penn Badgley, Laura Benanti, Louisa Krause, Anna Deavere Smith dhe Nyambi Nyambi.
“Here Today” lansohet nëpër kinema më 7 maj të këtij viti.
-
Billie Eilish vendos Manchesterin në qendër të filmit të ri 3D
-
Aktorja e famshme që do të luajë rolin e ikonës së kinemasë Audrey Hepburn
-
Bradley Cooper vjen për të tretën herë si regjisor me “Is This Thing On?”
-
Trileri “Relay” bën bashkë yjet Riz Ahmed dhe Lily James
-
“Caught Stealing” bën bashkë në ekran yjet, Butler dhe Kravitz