Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Hemsworth i shpreh nderime nënës dhe bashkëshortes

Aktori Chris Hemsworth i ka nderuar gratë e jetës së tij me një urim të veçantë në Instagram për Ditën e Nënave.

Në një postim të dielën, aktori 37-vjeçar i Hollywoodit, ka ndarë fotografi të mëhershme të gruas së tij Elsa Pataky, 44-vjeçare, ku shihet me tre fëmijët e tyre, si dhe një fotografi i përqafuar me nënën e tij Leonie, 60-vjeçare.

“Gëzuar Ditën e Nënës për të gjitha gratë e mrekullueshme, punëtore, që mbajnë fëmijë dhe durojnë burra”, ka shkruar ylli i “Thor”.

Në foton e Elsës, aktorja bionde shihet duke mbajtur në duar djemtë binjakë Sasha dhe Tristan, ndërsa vajza India ishte prapa në shpinë.

Kjo vjen pasi ylli i “Fast And The Furious” ka folur sinqerisht për vendimin e saj për t'u larguar nga aktrimi në kulmin e karrierës së saj për të krijuar familje.

Edhe Elsa Pataky e quan Chris Hemsworthin gati të përkryer Showbiz Elsa Pataky e quan Chris Hemsworthin gati të përkryer

Duke folur për revistën “Jones” vitin e kaluar, Elsa kishte thënë se do ta linte për pak kohë karrierën si aktore, pasi u bë me fëmijë, në mënyrë që bashkëshorti i saj të përqendrohej në prodhimin e filmave.

“Vendosa të përqendrohem tek ata dhe ta lë karrierën time anash, të bëj gjëra të vogla aty-këtu dhe të përpiqem të jem e lumtur me kaq, edhe pse ishte pasioni im dhe e dua atë që bëra”, kishte thënë nëna e tre fëmijëve.

Megjithatë, gjersa karriera e Chrisit lulëzonte, Elsa nuk kishte si të mos ndiente zili.

“Ishte e vështirë në disa momente, sepse e sheh personin që dashuron duke bërë atë të cilën ti e do aq shumë, e sheh duke bërë filma dhe dëshiron që edhe ti të bësh”, ka shtuar ajo.

“Por për shkak të familjes sime, nuk doja të bëja asgjë tjetër dhe ishte koha e Chrisit, vetëm e lashë ta kuptonte se mund ta bënte atë që duhej bërë dhe ne do ta ndiqnim pas”.

Edhe Chris Hemsworth i dashuruar marrëzisht pas gruas së tij Showbiz Chris Hemsworth i dashuruar marrëzisht pas gruas së tij

Ndërkohë, Elsa aktualisht po luan rolin kryesor në “Interceptor” në Netflix, ku një grua është protagoniste, nga e cila pritet që ta shpëtojë botën nga 16 raketa bërthamore.

Bashkëshorti Chris është duke e bërë filmin së bashku me Kathy Morgan, Christopher Mapp, Robert Slaviero dhe Peter D. Graves.