Regjisori Neil Marshall më në fund i është kthyer formatit të madh të përshtatjes të filmit Hellboy, të cilin këtë herë e luan David Harbour, ylli i serisë “Stranger Things”.
Hellboy është një nga stripat i cili me të drejtë e fitoi statusin kult – që nga paraqitja e parë e deri më tani, baza e adhuruesve vetëm se është rritur. Arsyen e kësaj duhet kërkuar në përzierjen e shkëlqyer të kulturës së popullarizuar, humorit kult dhe zakonisht të errët, por ndoshta kryesisht për shkak të personazhit kryesor, Hellboy, i cili me paraqitjen e tij jotipike e ridefinoi konceptin e superheroit.
Studio Lionsgate e publikoi trilerin e ri Red Band për të treguar se filmi vërtet do të kategorizohet ashtu siç premtonte gjatë gjithë kohës Marshall. Hellboyi i ri do t’i lëvizë kufijtë e dhunës, ndërsa adhuruesit mund të shpresojnë se këtë herë do ta kenë mundësinë ta shohin versionin e vërtetë R të tmerrshëm të filmit.
Se trileri i ri e ka një ton dukshëm të ndryshëm, tregon dhe perfomimi hard rok orkestral i rok hitit klasik Smoke “On The Water” të bendit Deep Purple, e cila e zëvendësoi “Mony Mony” të Billy Idol, shkruan KOHA Ditore.
Reagimet janë të shkëlqyera:
"Kjo është përmbajtja e çuditshme që e kërkoj në filmat e Hellboy". - GQ
"Trileri i dytë i Hellboy do t’ju detyrojë të dëshironi ta shikoni filmin." - Science Fiction
"Heroi i ri në franshizën e vjetër do të thotë ferr i freskët." - Deatline
Përveç rolit kryesor të David Harbour, luajnë edhe” Ian McShane i cili e luan mentorin e Hellboyit profesorin Bruttenholm, Daniel Dae Kim si agjenti Ben Daimio, Sasha Lane si agjentja Alice Monaghan dhe Milla Jovovich (Resident Evil) në rolin e shtrigës Nimue.
Hellboy në kinema mbërrin më 11 prill.