Një pararendës i “Game of Thrones”, në të cilin do të luante Naomi Watts, është anuluar nga HBO, sipas raportimeve.
Showrunnerja Jane Goldman i ka dërguar email kastit dhe ekipit të projektit për t'i njoftuar se pilot-seriali është anuluar, zbulojnë burimet me Deadline, por drejtuesit e rrjetit ende nuk e kanë konfirmuar lajmin.
Pararendësi, i krijuar nga Goldman dhe autori i “Game of Thrones”, George R. R. Martin, zhvillohet mijëra vjet para serialit televiziv “Game of Thrones”, i cili përfundoi në maj, një muaj para se pararendësi ta merrte dritën e gjelbër, shkruan KOHA Ditore.
Muajin e kaluar (shtator ‘19), drejtuesit e HBO jozyrtarisht ia dhanë dritën e gjelbër pilot- episodit për një projekt tjetër pararendës nga Martin dhe Ryan Condal, të vendosur 300 vjet para “Game of Thrones”.
-
HBO tani përgatit një pararendës tjetër të “Game of Thrones”
-
Naomi Watts thotë se fansat e “Game Of Thrones” nuk do të zhgënjehen me serinë pararendëse
-
George R.R. Martin shpalos detajet e pararendëses së “Game of Thrones”
-
Miranda Richardson i bashkohet pararendësit të “Game of Thrones”
-
Anulohen "MTV Movie and TV Awards" për këtë vit