Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Harry Styles mbërrin në Venecie

Fansat pritën me orë të tera për ta takuar idhullin e tyre, Harry Styles, i cili arriti në Festivalin ndërkombëtar të filmit në Venecie.

Këngëtari i shndërruar në aktor gjendet në Itali për ta promovuar filmin e shumë komentuar, “Don’t Worry Darling”, i cili vjen me regji të të dashurës së tij, Olivia Wilde, dhe e shënon premierën botërore të hënën mbrëma.

Duke i kënduar këngët e Stylesit, adhurueset prisnin nën rrezet e diellit me pankarta më duar, vetëm për të pasur rastin ta takojnë shkurtimisht e pse jo edhe të fotografohen me të.

Harry Styles ateroi në Venecie plot stil, i veshur me xhinse, jelek dhe një xhaketë ngjyrë rozë. I gjithë kombinimi ishte i markës italiane “Gucci”, përfshirë këtu bagazhin.

Image

Sonte ai pritet të shfaqet më elegant në premierën e filmit, “Don’t Worry Darling”. Kjo po ashtu do të jetë një ndër paraqitjet e rralla mbi qilim të kuq të çiftit, Styles dhe Wilde, të cilët janë komentuar jashtëzakonisht shumë në media për shkak të diferencës dhjetë vjeçare në moshë.

Edhe Katie Holmes shfaqet dorë për dore me partnerin e ri Showbiz 1 j. më parë Katie Holmes shfaqet dorë për dore me partnerin e ri

Trilei psikologjik, “Don’t Worry Darling”, e rrëfen historinë e çiftit të martuar, Jack dhe Alice, të portretizuar nga Harry Styles dhe Florence Pugh. Ata jetojnë në një bashkësi utopike eksperimentale të quajtur “Victory”. Por, ndërsa të gjithë të tjerët në lagje duken të kënaqur dhe e pranojnë jetën e tyre në këtë komunitet, Alice fillon të ketë dyshime në qëllimin e tyre.

Në film po ashtu luajnë yjet e Hollywoodit, Chris Pine, Gemma Chan, KiKi Layne, Nick Kroll dhe të tjerë.