Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Harry Styles e Olivia Wilde “ndahen” pas dy vjetësh lidhjeje

Harry Styles dhe Olivia Wilde po bëjnë një pauzë në romancën e tyre.

Këngëtari i hitit "As It Was", 28 vjeç dhe regjisorja e filmit “Don't Worry Darling”, 38 vjeç, po "bëjnë një pushim" nga lidhja e tyre pas gati dy vitesh së bashku, konfirmojnë burime të shumta ekskluzivisht për revistën “People”.

"Ai është ende në turne dhe tani po shkon jashtë vendit. Ajo po fokusohet tek fëmijët e saj dhe puna e saj në Los Anxhelos. Është një vendim shumë miqësor”, ka thënë burimi.

Në të vërtetë, Wilde – së bashku me fëmijët e saj, vajzën Daisy, 6 dhe djalin Otis, 8 vjeç të cilët i ka me ish të fejuarin Jason Sudeikis, u panë duke kërcyer dhe kënduar së bashku në koncertin e Styles më 15 nëntor në Los Anxhelos.

“Ata janë ende miq shumë të ngushtë. Për momentin, ata kanë prioritete të ndryshme që po i mbajnë të ndarë", ka shtuar burimi.

Edhe Styles dhe Wilde shkëpusin përkohësisht lidhjen e tyre Showbiz Styles dhe Wilde shkëpusin përkohësisht lidhjen e tyre

Styles, i cili po udhëton jashtë vendit për shfaqjet e tij Love on Tour, dhe Wilde u lidhën për herë të parë në janar të vitit 2021 pasi u fotografuan të kapur për dore teksa merrnin pjesë në dasmën e një miku.

Muajin e kaluar, Wilde u pa gjithashtu nga fansat duke brohoritur për Styles nga turma në koncertin e tij Harryween në Los Angeles më 31 tetor. Në fund të shtatorit, të dy u fotografuan duke u puthur në rrugë në New York City.