Showbiz

Harry e zbulon kuptimin prapa “Watermelon Sugar”

Harry Styles e ka pranuar se kënga e tij “Watermelon Sugar” ka të bëjë pjesërisht me “orgazmën femërore”. Ylli i grupit One Direction e ka konfirmuar këtë gjatë një koncerti në Nashville të premten mbrëma. Artisti 27-vjeçar u ka thënë fansave: “Kjo këngë ka të bëjë me... nuk ka shumë rëndësi për çfarë bëhet fjalë" para se të thoshte me butësi se kënga e vitit 2019 është “për ëmbëlsinë e jetës”. Muzikanti, i cili më parë ndau jetën e tij seksuale në albumin “Fine Line”, më pas dha një shpjegim më të çuditshëm për këngën, për kënaqësinë e fansave të tij. “Është gjithashtu për orgazmën femërore, por është krejtësisht ndryshe .... Nuk është me të vërtetë e rëndësishme”, ka thënë ai. Teksti i këngës “Watermelon Sugar” është shkruar nga Styles, Mitch Rowland, Tyler Johnson dhe Kid Harpoon, ku dy të fundit ishin edhe producentë.

Vetë kënga u përfol se ishte frymëzuar nga ish-e dashura e muzikantit, Camille Roëe. Modelja, që u ishte në lidhje me këngëtarin nga viti 2017 deri më 2018, ishte shprehur se ishte fanse e romanit postapokaliptik të Richard Brautiganit “In Watermelon Sugar” gjatë një interviste në “Elle”. Kënga u publikua menjëherë pasi këngëtari udhëhoqi një episod të emisionit “Saturday Night Live” në nëntor të vitit 2019. “Watermelon Sugar” u prit mirë nga kritikët e muzikës pas publikimit dhe arriti ta zërë vendin e parë në tabelën muzikore në SHBA, “Billboard Hot 100”.

Styles më pas e mori çmimin “Grammy” për performancën më të mirë të muzikës pop për këtë këngë. Videoja e saj muzikore ishte publikuar në majin e viti të kaluar dhe muzikanti mori shumë vlerësime për mënyrën e sjelljes gjatë xhirimeve të projektit.

Në fillim të këtij viti, bashkëautori Kid Harpoon kishte folur për “MusicËeek” rreth aftësisë mbresëlënëse për lirikë që gëzon këngëtari. Ai kishte theksuar: “Në fillim, dhe shpesh më ndodh me tekstet e tij, mendova: “Kjo është disi e çuditshme”. Atëherë mendoni: “Kjo është brilante”. Më kujtohet se këto ishin mendimet e mia për këtë këngë. Harry është aq i mirë në tekste, saqë po përmirësohet çdo ditë e më shumë”. Muzikanti më pas u shpreh se linja kryesore e këngës ishte pak e paqartë për kompozitorët e tjerë, megjithëse ishin të kënaqur me rezultatin e tyre përfundimtar.