Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Harry Styles thotë se ish-e dashura e ndihmoi të kapërcente frikën nga daljet në publik

Harry Styles

Harry Styles

Foto: Associated Press

Këngëtari Harry Styles ka treguar se një ish-e dashur luajti rol të rëndësishëm në ndryshimin e mënyrës se si ai e përjetonte jetën jashtë vëmendjes së publikut.

Në një intervistë të përbashkët me muzikantin Thom Yorke për revistën Rolling Stone, të publikuar më 8 tetor, ish-anëtari i grupit “One Direction” kujtoi se, në fillimet e karrierës, shpesh ndihej më i sigurt brenda hotelit ose në shtëpi sesa në ambiente publike.

“Në fillim, kur isha pjesë e grupit, qëndrimi në hotel më dukej sikur isha i mbyllur. Kur isha në shtëpi, mendoja: ‘Nuk është e sigurt për mua të dal jashtë’”, rrëfeu këngëtari.

Gjithçka nisi të ndryshonte kur ai ishte në një lidhje me një grua që, sipas tij, ishte shumë e shoqërueshme. Kur ajo erdhi në Londër, Styles vendosi të mos qëndronin vetëm në shtëpi, por të shëtisnin së bashku nëpër qytet.

“Kisha një të dashur që ishte shumë e shoqërueshme. Mendova se, nëse do të rrinim në shtëpinë time për tri ditë, ajo do të mendonte se isha i çuditshëm. Kështu, shëtitëm gjithandej dhe kuptova se nuk kishte asgjë të keqe të dilje jashtë”, ka treguar ai.

Edhe Harry Styles flet për periudhën e vështirë pas turneut: U ndjeva më i vetmuar se kurrë Showbiz Harry Styles flet për periudhën e vështirë pas turneut: U ndjeva më i vetmuar se kurrë

Sipas Styles, kjo përvojë ia ndryshoi jetën, pasi e ndihmoi të ndihej më i lidhur me botën përreth.

Tash, këngëtari e sheh ecjen si një mënyrë për të vërejtur gjëra që mund t’i shpëtojnë kur udhëton me makinë.

“Kur ecën, je në nivelin e rrugës dhe sheh gjëra që nuk do t’i vëreje nëse do të udhëtoje gjithmonë me makinë”, ka thënë ai, duke shpjeguar se kjo mënyrë të vëzhguari mund të ushqejë edhe krijimtarinë artistike.

Megjithatë, Styles mbetet i vendosur të ruajë privatësinë e jetës së tij personale. Ai ka shmangur komentet publike për jetën sentimentale dhe seksualitetin, duke theksuar se fotografimi me dikë nuk do të thotë se një person ka zgjedhur ta bëjë publike lidhjen e tij.

“Nëse dikush të fotografon me një person, kjo nuk do të thotë se ke zgjedhur ta bësh publike marrëdhënien tënde”, kishte deklaruar ai në një intervistë të vitit 2022.

Edhe Harry Styles i gatshëm për martesë e familje Showbiz Harry Styles i gatshëm për martesë e familje

Këngëtari ka shtuar se secili duhet të ketë hapësirën e vet për të kuptuar seksualitetin dhe për t’u ndier rehat me veten.

“Nuk kam folur kurrë publikisht për jetën time jashtë punës dhe mendoj se kjo më ka bërë mirë”, përfundoi Styles.