Ai u detyrua ta shtyjë turneun australian për shkak të mbylljes së kufirit ndërkombëtar. Por duket se fansat nuk mund të ngopen me Harry Styles, pasi po kthehen kah ylli pop i Mbretërisë së Bashkuar për ta dëgjuar në mënyrë që të kënaqen në këtë kohë pandemie.
Gjithsej 5.3 milionë australianë e kanë dëgjuar albumin e dytë të Harryt, “Fine Line”, në 28 ditët e fundit, sipas të dhënave të reja të siguruara nga “Spotify” për “Daily Mail Australia”. Kënga “Watermelon Sugar” aktualisht është në numrin 53 në tabelën e “Top Singles” të platformës me 54,328 shkarkime në vend, pavarësisht se është publikuar në vitin 2019.
Albumi i tij i parë, me emrin “Harry Styles”, debutoi në numrin një në listat e albumeve “ARIA” dhe kaloi 150 javë në lista më 2017.
Çdo single nga “Fine Line” u bë pjesë gjithashtu e tabelës “ARIA”.
“Fine Line” ka pasur më shumë se 303 milionë dëgjime që nga publikimi më 2019. “Spotify” gjithashtu ka zbuluar se fansat po e dëgjojnë edhe The Kid Laroi, Ed Sheeran, Olivia Rodrigo, Måneskin, Lil Nas X dhe Doja Cat. Harry, 27-vjeçar, nuk është i huaj për brigjet australiane, pasi kishte bërë më shumë se 30 koncerte me grupin e tij të mëparshëm “One Direction” dhe kishte bërë turne vetëm. Styles u detyrua t’i shtynte datat e turneut më 2020 për shkak të pandemisë dhe ende nuk janë publikuar datat e reja.
“Me të vërtetë shpresoj të luaj në koncerte ashti siç ishte planifikuar për 2021, por do të vazhdoj ta shikojë situatën gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm”, ka thënë ai në një deklaratë në atë kohë. “Daily Mail Australia” e kupton që Harry është i prirë të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe nuk ka data të reja për shkak të pasigurisë së vazhdueshme me turnetë ndërkombëtarë.