Warner Bros më në fund e ka publikuar trailerin e parë për filmin e ardhshëm “Birds of Prey and the Fantabulous Emancipation of One Harley Quinn”.
Margot Robbie, të cilën e pamë në rolin e Harley Quinn në filmin Suicide Squad, e ka marrë rolin udhëheqës në filmin ku i bashkon forcat me Jurnee Smollett-Bell, Mary Elizabeth Winstead, Ella Jay Basco dhe Rosie Perez. Në rolin e keqbërësve do t’i shohim Chris Messina dhe Ewan McGregor.
Ky trailer është më i përqendruar në "emancipimin fantastik të Harley Quinn", e cila ndahet nga Jokeri dhe është e gatshme për aventura të reja pa të, dhe më pak i përqendruar në pjesën tjetër të ekipit të cilin e përbën “Birds of Prey”, shkruan KOHA Ditore.

Harley i bashkon forcat me Black Canary (Smollett-Bell), Huntress (Winstead) dhe Renee Montoya (Perez) për ta shpëtuar Cassandra Cain (Basco) nga keqbërësi Black Mask (McGregor).
Regjinë e filmit e bën Cathy Yan, ndërsa filmi planifikohet të shfaqet në kinema në fillim të shkurtit të vitit të ardhshëm.
-
Will Smith e braktis “Suicide Squad”
-
“Supergirl”, ndër filmat më të pritur të verës
-
“Disney” në kërkim të aktorëve për rolet e Rapunzel dhe Flynn Rider për filmin “Tangled”
-
Scarlett Johansson pritet t’i bashkohet kastit të filmit “The Batman Part II”
-
“A Big Bold Beautiful Journey” me yjet Margot Robbie dhe Colin Farrell