Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Happy” nga Pharrell Williams shpallet kënga më e transmetuar e kësaj dekade

Kënga “Happy” nga ylli amerikan i muzikës, Pharrell Williams, ishte publikuar më 2013-ën dhe atë vit i kishte kaluar katër javë në maje të toplistave muzikore në Britani të Madhe.

Së fundmi, në një liste të përpiluar nga kompania “PPL”, pikërisht kjo këngë është pozicionuar në vendin e parë të toplistës së këngëve më të transmetuara në radio gjatë dekadës së fundit.

Pas tij, në vendin e dytë gjendet Adele me hitin e saj “Rolling In The Deep”, derisa “Moves Like Jagger” nga Maroon 5 dhe Christina Aguilera, e gëzon pozitën e tretë, transmeton Koha.

Por, ky nuk është suksesi i vetëm i Williamsit në këtë listë. Ai gjithashtu e gjen veten në vendin e katërt të saj me hitin e padiskutueshëm, “Get Lucky”, të cilin e kishte sjellë në bashkëpunim me yjet, Daft Punk dhe Nile Rodgers.

Në top dhjetëshe të këngëve më të dëgjuara në radiostacionet britanike gjithashtu përfshihen: Justin Timberlake me “Can’t Stop The Feeling”, “Black Eyed Peas” me “I Gotta Feeling”, Mark Ronson dhe Bruno Mars me “Uptown Funk”, “OneRepublic” me “Counting Stars”, “Kings Of Leon” me “Sex on Fire” dhe CeeLo Green me “Forget You”.

Kjo listë u prezantua në emisionin e prezantuesit Scott Mills, “Most Played Songs Of The Decade”, në BBC Radio 2. Ky shou i renditë 40 këngët më të transmetuara në radiot dhe televizionet britanike, nga viti 2010.