Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Halle Berry thyen brinjët gjatë xhirimeve

Halle Berry ka thyer tre brinjë gjatë xhirimeve të filmit 'John Wick: Chapter 3 - Parabellum'.

Aktorja bëri aq shumë prova përpara se të xhironte skenat aktuale, saqë pësoi lëndime të rënda.

Aktorja e Oskar luan përkrah Keanu Reeves, në rolin e Sofias.

Duke folur për vështirësitë e xhirimeve, ajo tha për Extra: "Theva tre brinjë kur po përgatitesha për John Wick."

Megjithëse kishte nevojë për kujdes mjekësor, Halle duket krenare për plagët që mori pasi i përshkroi si 'simbol nderi'.

Edhe Halle Berry ishte lënduar rëndë gjatë xhirimit të filmit "John Wick 3" Showbiz Halle Berry ishte lënduar rëndë gjatë xhirimit të filmit "John Wick 3"

"Nuk e dimë sesi ndodhi. Punova disa kohë me brinjët e thyera derisa nuk munda më,"-tha 52-vjeçarja. "Ishin orë e orë të tera trajnimi për realizimin e skenave. Bënim stërvitje me armë, trajnimin e qenve."

Kjo është hera e parë që Halle del në serinë e John Wick.