Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gwyneth Paltrowin e ka lënë me pasoja koronavirusi

Gwyneth Paltrow ka thënë se ajo e ka kaluar COVID-19 në fazën e parë të pandemisë dhe se ende po vuan nga disa prej pasojave të këtij virusi.

Në uebsajtin “Goop”, Paltrow ka shkruar se “e ka kaluar tashmë virusin dhe se ka mbetur me pasoja siç janë lodhje dhe mjegull në tru”.

“Në janar kam kryer një test i cili tregonte për nivel të lartë të inflamacionit në trupin tim. Vazhdova kontrollet tek një prej specialistëve më të mirë në këtë drejtim, dhe pasi pa të gjitha analizat e mija tha se se ky ishte një rast ku rruga për shërim do të ishte më e gjatë se zakonisht”, është shprehur aktorja e famshme hollivudiane, raporton CNN.

Paltrow ka thënë se derisa po e merrte vetën nga virusi, ajo është përqendruar në ushqyerje të shëndetshme dhe dietë po ashtu të shëndetshme, larg sheqerit dhe alkoolit.

Artikuj të ngjashëm