Gwyneth Paltrow i ka mahnitur fansat duke e postuar një foto pothuajse nudo, ku përgatitet për Krishtlindje.
Ylli “Shakespeare in Love” njihet për trajtimet e saj jokonvencionale të bukurisë dhe shëndetit, shumë prej të cilave ajo i reklamon në sajtin e saj për mirëqenie Goop, ndërsa së fundi ajo e postoi një foto nga sauna, në të cilën i kishte veshur vetëm një palë brekë të zeza, ndërsa e mbulonte gjoksin me duar.
Ajo e përshkroi foton ku shihet e ulur në një peshqir të bardhë me flokët e saj të kapur: "Sauna ime e para-Krishtlindjes në @clearlightsauna100 çudibërës."
Saunat me rreze infra të kuqe dallojnë nga dhomat konvencionale të ngrohjes për shkak se e përdorin dritën si burim të nxehtësisë, dhe thuhet se e ofrojnë një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë ngritjen e temperaturës thelbësore të trupit, dhe stimulimin e sistemit limfatik, imunitar dhe kardiovaskular të trupit, shkruan KOHA Ditore.
Ajo gjithashtu komentoi: "‘#healwithheat më pëlqen kjo gjë."
Ky nuk është postimi i parë “i nxehtë” i Paltrow gjatë festave - ajo e ndau një promo të Goop në fillim të këtij muaji në të cilin ia dhuroi vetes një vibrator.
-
Gwyneth Paltrow zhvishet për ta festuar 10-vjetorin e Goop
-
Gwyneth Paltrow thotë se ka pastruar gjakun nga toksinat
-
Gwyneth Paltrow tregon mënyrën e pazakontë për t'u përballur me ankthin
-
Gwyneth Paltrow ndihej sikur kishte ndodhur diçka e jashtëzakonshme kur fitoi “Oscarin”
-
Britney Spears pozon nudo, adhuruesit sërish të shqetësuar për shëndetin e saj mendor