Showbiz

Gwyneth Paltrow e përqendruar në “Goop” dhe gati e pensionuar nga aktrimi

Brendi i Gwyneth Paltrow për lifestyle, Goop është prioriteti i saj kryesor ndërkohë që zbuloi se është "gjysmë pensionuar" nga aktrimi.

Ylli i Avengers: Endgame foli për drejtimin e saj në karrierë në një intervistë për “E! News” në “Golden Globe Awards” në Los Angeles të dielën, ku ajo zbuloi se puna e saj para kamerës ka pauzuar derisa ajo po punon në platformën e saj, të cilën e lansoi në vitin 2008.

"Jam në një lloj gjysmë pensionimi nga aktrimi, sepse e kam një kompani (Goop)", tha ajo.

Image

Paltrow është prezantuese në serinë gjashtepisodëshe “The Goop Lab”, një serial i lifestyle, i cili e ka premierën në Netflix më 24 janar.

Në seri do të ketë tema për mirëqenie, si shërimi i energjisë, psikodelikët dhe orgazma, shkruan KOHA Ditore.

Paltrow tha gjithashtu për “E! News” se ajo nuk donte ta pranonte ndonjë rol të ri aktrimi së shpejti, por pranoi të luante në emisionin e Netflix “The Politician”, sepse ai është shkruar posaçërisht për të nga bashkëshorti i saj, Brad Falchuk.

"Ai më kërkoi ta bëja serialin. Ai tha se po e shkruante për mua", e pranoi ylli i Spider-Man: Homecoming. "Unë jam Goop kokë e këmbë, por Brad është shumë simpatik, ai është shumë bindës".

Përveçqë luan në serial, Paltrow shërben gjithashtu edhe si producente ekzekutive në “The Politician”. Seriali, i cili humbi nga “Fleabag” për çmimin e serisë më të mirë televizive – mjuzikël apo komedi në ceremoninë në The Beverly Hilton, tani po streamohet në Netflix.