Bendi i njohur i muzikës “Guns N’ Roses” i cili ishte planifikuar që gjatë këtij muaji të performonte në qytete si, Londra, Glasgow dhe Dublini, është detyruar ta anulojë turneun e tyre të ardhshëm në Britani të Madhe dhe Evropë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Të hënë, grupi i njohur i muzikës rok i informoi fansat për këtë vendim, duke thënë se janë shumë të pikëlluar që turneu i planifikuar nuk do të mbahet.
“Gjërat po ndryshojnë çdo ditë dhe ne duam që t’i mbajmë fansat, punëtorët dhe anëtarët e bendit sa më të sigurt që është e mundur. Po punojmë shumë me promovuesit e koncerteve rreth hapave të ardhshëm që do të duhet t’i ndërmarrim, dhe për gjithçka tjetër ju informojmë sa më shpejtë që kemi mundësi,” shkruhej në deklaratën e bendit të postuar në Twitter.
— Guns N' Roses (@gunsnroses) May 11, 2020
Anëtarët e bendit “Guns N’ Roses” po ashtu i falënderuan adhuruesit për durimin që e kanë treguar, duke iu thënë se së bashku do ta kalojnë edhe këtë situatë, transmeton Koha. Ata gjithashtu deklaruan se mezi presin të kthehen në skenë për të performuar.