Grupi më i famshëm irlandez në botë i muzikës rock, U2 euro për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit në Irlandë.
Paratë do të përdoren për të mbështetur punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe për të blerë pajisje mbrojtëse personale (PPE) për stafin e vijës së parë.
”Disa nga pajisjet mjekësore të financuara nga grupi, i udhëhequr nga këngëtari Bono tashmë kanë mbërritur në aeroportin e Dublinit”, njoftoi televizioni irlandez RTE.
Kryeministri irlandez, Leo Varadkar vlerësoi përpjekjet e tyre duke thënë se këtë ndihmë qeveria e tij mund ta realizonte për 13 vite.
”Po ashtu, të gjitha ndihmat nga sektori privat dhe publiku i gjerë janë të mirëseardhura”, tha ai në Twetter/DPA.
Ky grup muzikor ka qenë i përfshirë në një numër projektesh sociale dhe politike për vite me radhë.
Edhe
McGregor do të ndihmojë spitalet në Irlandë me pajisje mbrojtëse në vlerë një milion euro
Sipas shifrave zyrtare nga mbrëmja e së mërkurës, pothuajse 6 000 njerëz në Irlandë janë infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa 235 kanë vdekur si një rezultat i ndërlikimeve./ a.jor.