Grupi suedez Madman’s Choice ka sjell në një version të veçantë këngën e njohur shqipe “Xhamadani Vija Vija”.
Ky grup në përshkrim të këngës ka bërë të ditur se projekti ka ardhur si vlerësim për njerëzit e Kosovës pas performancës që kishin pasur dy vjet më parë në “Hardh Fest” në Rahovec.
“Para koncertit vendosëm të provonim një këngë shqiptare si një dhuratë për publikun. Përgjigja ishte jashtë kësaj bote. Kjo çoi në disa bashkëpunime me Bujar Berishën, Florent Boshnjakun dhe Berat Keqekolla. Kështu që ideja për të bërë një video për këngën ‘Xhamadani’, erdhi natyrshëm. Sapo ta kalojmë këtë situatë Covid-19 ne shpresojmë që njerëzit e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm si një nga të drejtat themelore të njeriut”, thuhet në përshkrim.
Për projektin grupi ka punuar me producentin Florent Boshnjaku.
-
Serbët festojnë Vidovdanin duke provokuar, ndalohen disa prej tyre
-
“Dhëmbë të fortë” shtrëngon pritjen përtej luftës dhe realitetit, sonte në “Express”
-
“Mirëdita, dobar dan!” i padëshiruar në Serbi kthehet në Kosovë
-
“InterBalkan Choir” sjell kultura e stile të ndryshme muzikore në Prishtinë, sonte në “Express”
-
Yll Limani publikon këngën që u bë hit në rrjete sociale