Gjykata e ka urdhëruar gruan e aktorit Kevin Costner që të largohet nga shtëpia e tij deri në fund të muajit korrik.
Christine Baumgartner, e cila në maj bëri kërkesë për shkurorëzim nga aktori pas 18 vjetësh martesë, është urdhëruar nga një gjykatës që përfundimisht të zhvendoset nga prona 145 milionë dollarëshe e Costnerit.
Ajo e ndoqi një seancë në gjykatën e Kalifornisë ku kërkesa për t’i dhënë më shumë kohë për t’u shpërngulur iu refuzua.
49-vjeçarja në të kaluarën kishte argumentuar në gjykatë se do të largohej nga shtëpia më 31 gusht, nëse Costner pajtohet t’i paguaj alimentacion për fëmijët në vlerë prej 248 mijë dollarëve në muaj.
Ylli i serialit “Yellowstone” e ndoqi seancën përmes aplikacionit Zoom, duke qëndruar i heshtur gjatë gjithë kohës dhe thjesht duke dëgjuar procedurat. Ndërsa, avokatja e aktorit 68-vjeçar, Laure Wasser, ishte e pranishme në gjykatë.
Seanca e radhës është caktuar për datën 12 korrik.
Javën e kaluar, Baumgartner, e cila i ka fëmijët, Hayes, Cayden dhe Grace, me Costnerin, paraqiti dokumente ligjore duke kërkuar më shumë kohë në shtëpinë e tyre dhe këmbënguli se ajo nuk mund ta planifikojë në mënyrë efektive zhvendosjen e saj, derisa ata të kenë zgjidhur çështjen e alimentacionit të fëmijëve.
Edhe
Divorci i hidhur i Kevin Costner
Megjithatë, Kevin këmbënguli se shuma mujore e propozuar prej 248 mijë dollarësh është e papranueshme për disa arsye. Në dokumentet gjyqësore të siguruara nga “Entertainment Tonight”, ai deklaroi se lista e nevojave të fëmijëve të tyre ishte e ekzagjeruar dhe jashtëzakonisht e pasaktë.
Në vend të kësaj, aktori ka propozuar të paguaj 51,940 dollarë në muaj. Ai ofroi gjithashtu të paguaj 100 për qind të shpenzimeve të sigurimit shëndetësor të fëmijëve, shkollimit privat për vajzën e vogël Grace, shpenzimet jashtëshkollore të fëmijëve të mitur, tarifave të klubit të gjuetisë, shpenzimeve që lidhen me makinën e djalit të tyre, Cayden, dhe të gjitha shpenzimet tjera që lidhen me të.
Përgatiti: Edona Binaku