Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Divorci i hidhur i Kevin Costner

Gruaja në divorc e Kevin Costner, Christine Baumgartner, e ka akuzuar atë se po përpiqet t'i bëjë fëmijët e tyre “të pastrehë duke i dëbuar nga shtëpia”.

Ish-partnerja 49-vjeçare e aktorit të “The Bodyguard” bëri kërkesë për divorc nga ai në maj pas pothuajse 19 vjetësh martesë - duke përmendur “ndryshime të papajtueshme” - dhe ndarja duket se është bërë edhe më e shëmtuar pasi Kevin i kërkoi Christines të lironte shtëpinë e tyre martesore në Carpinteria.

Sipas dokumenteve ligjore të paraqitura nga Christine dhe të siguruara nga DailyMail.com, Kevin “po kërkon të dëbojë Christinen dhe tre fëmijët e tyre nga shtëpia ku fëmijët kanë jetuar gjatë gjithë jetës së tyre”.

Kevin dhe Christine kanë fëmijët, Cayden, 15, Hayes, 14 dhe Grace, 12, dhe të dy kanë kërkuar kujdestari të përbashkët fizike dhe ligjore.

Avokatët e Kevinit kanë pohuar se sipas kushteve të një kontrate paramartesore të nënshkruar nga të dyja palët, shtëpitë e tyre do të qëndronin në posedim të Kevinit, ndërsa ai do t’i siguronte Christine para dhe hipotekë për një vit.

Avokati i Christines, ka thënë në dosjen e fundit se baza ligjore për kërkesën e Kevinit për të përzënë gruan dhe fëmijët e tij nga shtëpia është pothuajse inekzistente, por kjo është ende një çështje me rëndësi kritike për Christine. "

Megjithatë, 68-vjeçari Costner u përgjigj: “Dëshiroj të bëj të qartë se nuk po i dëboj fëmijët tanë nga shtëpia e tyre.

“Christine dhe unë do të ndajmë kujdestarinë fizike të barabartë të fëmijëve tanë dhe ata do të jenë në shtëpinë e tyre, në dhomat e tyre të gjumit, me veshjet, librat dhe sendet e tyre gjatë kohës që janë nën kujdestarinë time.

“Fëmijët tanë janë adoleshentë dhe mund të vijnë e të shkojnë midis shtëpisë sime dhe shtëpisë së Christines, sapo ajo të gjejë vendbanimin e ri”, ka theksuar aktori.

Avokatja e Kevinit, Laura Wasser tha: “Kevin ka vepruar me mirëbesim dhe kishte bërë gjithçka në fuqinë e tij për ta bërë tranzicionin sa më të qetë. Por Christine vazhdon të refuzojë të lirojë rezidencën e tij të veçantë të pronës, pasi ajo ra dakord që do ta bënte në 2004 si kusht martese”.

Artikuj të ngjashëm