Gruaja e aktorit shqiptar Jim Belushi ka kërkuar shkurorëzim pas gati 20 vjetësh martesë.
Sipas dokumenteve të siguruara nga “The Blast”, Jennifer Sloan ka kërkuar ndarje të hënën, pikërisht në 36-vjetorin e vdekjes së vëllait të Belushit, Johnit.
Belushi ishte martuar me Sloanin më 2 maj, 1998. Çifti ishte takuar më 1993 për herë të parë.
“Ai më puthi në ballë sikur të isha motra e tij. Disa javë më pas më kërkoi të dilnim dhe më pëlqeu. Ishte i sinqertë”, kishte thënë më 2003 Sloan për martesën me Belushin.
63-vjeçari ka dy fëmijë me Sloanin. Ai po ashtu ka një djalë nga martesa e parë me Sandra Davenportin nga vitet 1980-88. Ai ishte i martuar edhe me Marjorie Bransfield, 1990-92.
Artikuj të ngjashëm
-
Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin festojnë 29-vjetorin e martesës
-
JLo rrëfen vështirësitë e saj pas ndarjes nga Marc Anthony
-
Kelly Clarkson flet për fëmijët pas vdekjes së ish-bashkëshortit
-
Jennifer Garner flet rreth vështirësive që pati pas divorcit nga Ben Affleck
-
Angela Martini ndahet nga bashkëshorti