Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gruaja e aktorit Bruce Willis flet për sfidat që po kalon shkaku i demencës së tij

Gruaja e yllit Bruce Willis, Emma Heming Willis ka folur haptas për sfidat që po kalon pasi Bruce po vuan nga demenca.

Ajo ka folur për atë me të cilën po përballet rreth 6 muaj pasi familja e yllit të filmave aksion njoftoi publikisht diagnozën e tij që është demencë frontotemporale.

Emma Heming Willis e cila ka marrë rolin e kujdestares për Brusin, 68-vjeçar,

"E bëj këtë për veten time, e bëj këtë për dy fëmijët tanë dhe Brusin, të cilët nuk do të donin që unë të jetoja ndryshe", ka deklaruar Heming Willis.

Ajo ka treguar se u ka kërkuar edhe kujdestarëve të tjerë që t’i dërgojnë fotografi të tyre kur i tregojnë Brusit për gjërat e bukura në botë. "Po u kërkoj partnerëve të kujdesit të dërgojnë fotografi sepse mendoj se është kaq e rëndësishme për ne të thyejmë disi mendimet tona”, ka shkruar Foxnews.

Të martuar në vitin 2009, Emma dhe Bruce kanë dy vajza: Mabel, 11 vjeç dhe Evelyn, 8 vjeç.

Ajo ka folur edhe për atë se si ndihet ajo.

Edhe Emma Heming Willis: Bruce është ende shumë gazmor Showbiz Emma Heming Willis: Bruce është ende shumë gazmor

“Nuk dua që të keqkuptohet kështu, 'Jam mirë', sepse nuk jam. Nuk jam i mirë" sqaroi Heming Willis.

Ajo ka thënë se kujdeset për bashkëshortin e saj me dëshirë të madhe dhe me mund të madh, por që do ta ketë edhe kujdesin ndaj vetes. “Kur nuk kujdesemi për veten, nuk mund të kujdesemi për askënd që duam. kjo është një përpjekje e ndërgjegjshme, nuk më vjen lehtë, por thjesht po bëj më të mirën që mundem, gjithmonë", ka treguar ajo.

Bruce ka edhe 3 vajza të tjera nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Demi Moore: Rumer, 34-vjeçare, Scout, 32-vjeçare dhe Tallulah, 29 vjeçare. (Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi)