Sapo është dhënë premiera e shfaqjes “Bluebeard’s Castle & The 8th Door” në Skoci, përkatësisht në “Theatre Royal”, dhe, sikurse ishte paralajmëruar për një ndërlidhje interesante të kësaj shfaqjeje, qysh para prezantimit të këtij projekti, mediet britanike tashmë kanë fokusuar këtë shfaqje edhe pas dhënies së premierës, përcjellë KultPlus.
The Stage ka vënë në fokus rolin e Gresa Pallaskës në këtë shfaqje, ku ky artikull poashtu është shoqëruar edhe me fotografinë e aktores kosovare, që po vlerësohet të ketë pasur një ngjitje të bukur skenike.
Në këtë shkrim është theksuar pjesa e Gresa Pallaskës dhe e Robert Jack, të cilët, me fytyrë larg audiencës, por me një shikim të thellë në kamera, fytyrat e tyre janë projektuar në një ekran të madh, duke spikatë edhe përcjelljen e kësaj pjese me orkestrën skoceze.
-
Aktorja Gresa Pallaska pjesë e operës “Bluebeard’s Castle & The 8th Door”, në Skoci
-
Teatri larg skenës unike evropiane s’mund ta ndryshojë realitetin
-
“Nursery Crimes” në Glasgow me aktoren kosovare si police britanike
-
“Nemesis”, një pasqyrë e fortë e historisë dhe mendjes njerëzore, sonte në “Express”
-
“Gërrdia” s’e fsheh traumën që i bën hije ekzistencës, sonte në “Express”