Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gjykimi ndaj R.Kellyt, një grua dëshmon se si u abuzua seksualisht nga këngëtari

Një grua e cila kishte lidhje gjashtë mujore me këngëtarin e muzikës R&B, R.Kelly kur ishte vetëm 16-vjeçare, u tha gjykatësve se ai e kishte sulmuar fizikisht atë, pas një grindjeje.

Jerhonda Pace, tani 28 vjeç, ka deklaruar po ashtu gjatë seancës gjyqësore, se ylli i muzikës kishte xhiruar teksa ata kishin marrëdhënie seksuale.

Pace ishte dëshmitarja e parë në gjykimin ndaj R.Kellyt, në akuzat për shantazh, abuzim seksual dhe ryshfet, që po zhvillohet në Brooklyn të New Yorkut.

Mirëpo, këngëtari amerikan është deklaruar i pafajshëm në akuzat që rëndojnë ndaj tij. Avokati i tij, ndërkohë, e ka përshkruar dëshmitaren Pace si një grup që e kishte përndjekur R.Kellyn, gjë të cilën ajo e mohoi.

Ajo ka thënë gjatë seancës gjyqësore se R.Kelly kishte insistuar që ajo të vishej si një vajzë skautiste, derisa nisi të qajë teksa lexonte me zë ditarin e saj në gjykatë ku shkruhej: Rob me goditi me shpullë tri herë. Nëse e gënjej përsëri, nuk do të jetë një dorë e hapur herën tjetër.

Edhe Gjyqi i ri ndaj R. Kellyt: Një grua dëshmon se është abuzuar seksualisht nga këngëtari Showbiz Gjyqi i ri ndaj R. Kellyt: Një grua dëshmon se është abuzuar seksualisht nga këngëtari

R. Kelly - emri i plotë i të cilit është Robert Sylvester Kelly - përballet me akuzat se ai ishte drejtuesi i një skeme dy -dekadëshe, ku ai rekrutonte gra dhe vajza të mitura për seks.

Nëse ai shpallet fajtor në të gjitha akuzat, ai mund të dënohet me burgim për disa dekada.

Këngëtari është i njohur për hitet e tij “I Believe I Can Fly” dhe “If I Could Turn Back the Hands of Time”.

Pace është njëra prej akuzueseve të shumta, të cilat pritet të dëshmojnë në muajt e ardhshëm në gjykimin ndaj tij.

Edhe R. Kelly do të dalë më 15 gusht para gjyqit për akuza të tjera Showbiz R. Kelly do të dalë më 15 gusht para gjyqit për akuza të tjera

Ndërkohë, prokurorët kanë deklaruar se këngëtari ka përdorur truprojat, shoferët, avokatët dhe kontabilistët e tij për t’ia mbuluar krimet e supozuara dhe se i ka korruptuar viktimat duke i fotografuar dhe xhiruar teksa kryente me to marrëdhënie seksuale.

Ai është duke u mbajtur në burg që dy vjet ndërkohë që është zhvendosur nga Chigago për në Brooklyn për gjykim.