Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gjendet i vdekur ylli i K-pop, Moonbin

Ylli i K-pop, Moonbin, ka vdekur në moshën 25-vjeçare, ka njoftuar kompania e tij diskografike, shkruan BBC.

Ai u gjet i pavetëdijshëm nga menaxheri në banesën e tij në Seul të mërkurën mbrëma, sipas policisë. Dyshohet për vetëvrasje. 

“Ai duket se ka marrë jetën e tij, por autopsia po shqyrtohet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes”, ka thënë policia.

Moonbin kishte punuar si aktor dhe model përpara se t'i bashkohej grupit “Astro” në vitin 2016 në moshën 18-vjeçare.

Që nga viti 2020, ai kishte performuar me një tjetër anëtar të “Astro”, Sanha, në dyshe. Moonbin & Sanha kishin qenë në mes të një turneu botëror me performancën e tyre të fundit në Bangkok më 8 prill.

Motra e Moobin, Moon Sua është gjithashtu një këngëtare K-pop, pjesë e grupit të vajzave “Billie”. Vëllezërit e motrat kishin folur më parë në intervista publike për varësinë e tyre nga njëri-tjetri.

Edhe Gjendet i vdekur aktori i famshëm korean Showbiz Gjendet i vdekur aktori i famshëm korean

Moonbin është ylli i fundit i K-pop që ka humbur jetën vitet e fundit, pas Goo Hara, Minwoo e Jonghyun.

K-pop është shkurtesa për muzikën popullore të koreano-jugorëve.