Këngëtari i zhanrit Country, Luke Bell, i cili u zhduk në fillim të muajit gusht, është gjetur i vdekur, sipas oficerit Frank Magos nga Departamenti i Policisë në Tucson. Ai ishte 32-vjeçar.
Bell, i cili publikoi albumin e tij të parë në studio në 2012, “u gjet në bllokun 5500 të E. Grant Road në Midtown Tucson”, sipas Magos.
“Hetimi është duke vazhduar për momentin”, tha Magos, shkruan CNN-i.
Menaxheri i Bell-it, Neill Smith, i tha CNN se ai nuk “kishte ndonjë informacion shtesë për të ofruar”.
Bell, një kantautor nga Cody, Wyoming, u raportua i humbur nga miqtë më shumë se një javë më parë.
Edhe
Ish-polici i Seattle pretendon se Kurt Cobain u vra, por autoritetet s’duan ta rihapin çështjen
Gjatë karrierës së tij, Bell, i njohur për këngët si “Where Ya Been?” dhe “Sometimes”, i hapur për akte si Dwight Yoakam dhe Hayes Carll.
Kantautori Kelsey Waldon shkroi në Twitter pas lajmit për vdekjen e Bell: |Më është thyer zemra kur dëgjova për vdekjen e Luke Bell. Një grup prej nesh u takuam në Nashville kur ishim kaq të rinj dhe të fiksuar pas muzikës country - ato vite ishin kaq formuese. Ai ishte jashtëzakonisht i talentuar dhe i veçantë. Shko dëgjo Lukën sot. Pusho në paqe tani, mik i vjetër”.