Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gigi Hadid në proces për t'iu bashkuar jurisë për gjykimin e abuzimit seksual të Harvey Weinstein

Supermodelja Gigi Hadid është thirrur si anëtare e mundshme e jurisë për rastin e sulmit seksual të Harvey Weinstein.

Bukuroshja u pa në një sallë gjyqi në Manhattan, New York, me 119 panelistë të tjerë potencialë të hënën e 13 janarit, pesë ditë nga zgjedhja e jurisë.

Ajo i tha gjykatësit James Burke se e kishte “takuar të pandehurin” pasi e identifikoi veten si Jelena Hadid, sipas “New York Post”, por këmbënguli që ajo mund të ishte një anëtare e drejtë dhe e paanshme e jurisë në këtë rast.

Modelja gjithashtu e ngriti dorën kur Burke pyeti nëse ndonjë nga anëtarët e ardhshëm të jurisë i njohin dëshmitarët e mundshëm si Salma Hayek, Charlize Theron dhe Rosie Perez.

"E kam takuar Salma Hayekun...", tha ajo.

Gjykatësi më pas pyeti nëse ajo mendonte se kjo do të ndërhynte në aftësinë e saj për të qenë e drejtë, shkruan KOHA Ditore.

"Mendoj se ende jam në gjendje të jem mendjehapur për faktet", u përgjigj Gigi.

Edhe Hadidi nuk përzgjedhet si anëtare e jurisë në rastin kundër Weinstein-it Showbiz Hadidi nuk përzgjedhet si anëtare e jurisë në rastin kundër Weinstein-it

Hadid është urdhëruar të kthehet në gjykatë javën tjetër për t'u bashkuar me panelistët e tjerë të paracaktuar.

Weinstein përballet për dy akuza të sulmeve seksuale, dy akuza për përdhunim dhe një akuzë për akt seksual kriminal, që burojnë nga akuzat e tri femrave.

Gjykimi është vendosur të fillojë më 22 janar. Nëse dënohet, ai përballet me burgim të përjetshëm.