Një gazetare spanjolle ka paditur në Spanjë aktorin francez Gerard Depardieu, duke thënë se ylli i filmit e kishte përdhunuar para rreth 30 vjetësh në Paris.
Ruth Baza, 51-vjeçare, ka thënë për AFP-në se ka bërë ankesën në Policinë e Spanjës duke shtuar se “përdhunimi ka ndodhur kur e kishte intervistuar aktorin në Paris më 12 tetor 1995, për revistën ‘Cinemania’”.
Baza, që atë kohë ishte 23-vjeçare ndërsa Depardieu 46, ka thënë se ndihej sikur e paralizuar gjatë ngjarjes. Ajo ka thënë se gjithçka kishte ndodhur në ambientet e produksionit “Roissy Films”. Fillimisht ajo ka thënë për AFP-në se bëhej fjalë për “sulm seksual”, por kur është pyetur se a është dhunuar, ajo ka thënë po. “Policia ashtu e ka përshkruar”, ka shtuar ajo.
Dënimi për përdhunim në Spanjë prek maksimumin prej 15 vjetësh burgim.
S’është hera e parë që Depardieu përballet me akuza të tilla. Ai ishte akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual edhe më 2021 nga aktorja Charlotte Arnould. Vetë aktori i pati cilësuar të pabaza pretendimet, ndërsa vitin e shkuar një gjykatë në Paris vendosi që ka mjaftueshëm dëshmi për të mbajtur nën akuza Depardieun.
Në tetor, 74-vjeçari pati thënë për “Le Figaron” se “kurrë nuk kam abuzuar një grua”.
-
Gerard Depardieu do të përballet me gjyq për pretendimet për sulm seksual
-
Depardieu dënohet për sulm seksual
-
Gjyqi kundër Gerard Depardieu pritet të fillojë në tetor
-
Gerard Depardieu në paraburgim për shkak të pretendimeve për ngacmim seksual
-
Presidenti francez akuzohet se po mban anë me Depardieun, aktorin që po hetohet për përdhunim