George dhe Amal Clooney nuk janë në pritje të fëmijës së tretë, kanë konfirmuar për mediat e huaja përfaqësuesit e çiftit të famshëm.
Burime të afërta kishin bërë më dije ditë më parë se çifti i cili kurorëzoi lidhjen e tyre me martesë në vitin 2014 u kishin thënë miqve gjatë një ndeje në vilën e tyre në Itali se janë duke e zgjeruar familjen.
Mirëpo, përfaqësuesit e tyre kanë i kanë mohuar lajmet që qarkulluan menjëherë se Amal është shtatzënë.
George dhe Amal Clooney kanë dy fëmijë binjakë së bashku të cilët i kanë quajtur Ella dhe Alexander.