Grupi “Genesis” e ka konfirmuar ribashkimin, 13 vjet pas performancës së tyre të fundit bashkë.
Bendi legjendar që tashti konsiderohet se përbëhet nga tre anëtarët kryesorë, Phil Collins, Mike Rutherford dhe Tony Banks, për herë të fundit kishte performuar bashkë në vitin 2007, me rastin e shënimit të 40-vjetorit të themelimit të grupit, transmeton Koha.net.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit "The Zoe Ball Breakfast Show", bendi shpjegoi se djali i Phil Collinsit, Nick, i cili vjetëve të fundit ka shërbyer si baterist në koncertet e të atit, e ka pasur një rol kyç në vendimin e tyre për t’u ribashkuar.
“Mendoj se është një moment natyral. Këto dy vjetët e fundit, Phill ka qenë një turne bashkë me djalin e tij Nick, kështu që dukej krejtësisht e natyrshme që të bisedonim për një ribashkim të mundshëm. Ne vazhdojmë të jemi miq të mirë, prandaj ja ku jemi,” citohet të ketë thënë Mike Rutherford.
Phil Collins, i cili më nuk mund t’iu bie baterive, tutje ka shpjeguar: “Për mua, ishte një situatë që po funksiononte dhe pastaj një problem të cilin duhej ta tejkalonim. Edhe pse, do ta bëjë të pamundurën që në turne, të kem mundësi të performoj pak në bateri. Kam punuar shumë rreth këngëve të cilat do t’i interpretojmë. Tony dhe Mike, janë të kënaqur me punën e djalit tim i cili në bateri performon ngjashëm me mua. Duke se kam pasur ndikim të madh në formimin e tij artistik.”
Bendi “Genesis” i njohur për hite të shumta, do ta filloj turneun nëpër Britani të Madhe në nëntor të këtij viti, ndërsa biletat e koncerteve do të dalin në shitje nga 6 marsi.