Fundi i “Infinity War” nuk i la heronjtë tanë në pozicionet më të mira, ndërsa trileri më i ri i Marvel për “The Avengers: Endgame” e përforcon këtë situatë. Gjithashtu, me skenat nga ditët e mëhershme të franshizës, trileri na kujton se sa larg kanë shkuar heronjtë tanë nga fillimet e tyre.

Ashtu si teaserët e mëparshëm, edhe trileri më i ri nuk jep shumë detaje rreth asaj që do ta shikojmë në finalen e fundit që e premton Endgame. Por mantra e përsëritur është se Avengersët do të bëjnë "gjithçka që nevojitet" në përpjekje për ta zhbërë dëmin që e kishte bërë Thanos (Josh Brolin).
Cilado që të jetë përpjekja e fundit për planin e grupit të heronjve të universit Marvel, të paktën e dimë se do të jetë me stil, për shkak të faktit se në të shfaqen edhe uniformat e reja të bardha. Fundi i trilerit kompletohet me skenën me Captain Marvel (Brie Larson) dhe Thor (Chris Hemsworth), ku mund ta shihni dashurinë në shikim të parë, shkruan KOHA Ditore.
Se a do të kenë sukses heronjtë e Marvelit në qëllimin e tyre, këtë do ta shohim brenda vetëm disa javëve, kur Avengers: Endgame do të shfaqet nëpër kinema më 26 prill.
-
Fillon shfaqja e filmit të ri “Avengers: Endgame” - pritet thyerja e të gjitha rekordeve
-
“Avengers: Endgame”: Captain Marvel premton ta vrasë Thanosin në klipin sekret
-
“Avengers: Doomsday” me Robert Downey Jr. në rolin e Doctor Doom
-
“Venom: The Last Dance”, filmi i fundit i trilogjisë së famshme
-
Publikohen pamjet e para të filmit “Thor: Love and Thunder”