Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Fragmenti i "Jumanjit" të sjell shumë risi

Sony e ka publikuar trilerin e parë për “Jumanjin” e ri, vazhdimi i hitit të papritur” Jumanji: Welcome to Jungle” nga viti 2017.

Dwayne Johnson, Kevin Hart, Karen Gillan dhe Jack Black kthehen në aventurën e re, por këtë herë do të kuptohet se bota e videolojës” Jumanji” ka ndryshuar pak. Dhe ndërsa avatarët duken të njëjtë, njerëzit që qëndrojnë prapa tyre këtë herë janë të ndryshëm.

Image

Ende nuk ka përmbledhje zyrtare, por ajo që mund ta shohim në triler është se në avatarët e lartpërmendur do të jetë ekipi i njohur nga vazhdimi i kaluar, por edhe disa personazhe të reja: hiç më pak se ata të cilët i luajnë legjendat Danny Glover dhe Danny DeVito. Dyshja do të përfundojë në të njëjtën shtëpi ku do të aktivizohet loja kështu që do të transferohen në botën “Jumanji”, gjë që do të shtojë edhe më shumë humor. Ekipi është futur në lojë për ta shpëtuar njërin prej tyre, por ndërkohë e kuptojnë se loja ka ndryshuar tërësisht dhe tani duhet ta kalojnë të pamundurën për ta përfunduar nivelin e ri.

Jake Kasdan kthehet në regjinë e vazhdimit për të cilin e shkroi skenarin me Jeff Pinker dhe Scott Rosenberg, shkruan KOHA Ditore.

Image

“Jumanjin” original e kemi parë në vitin 1995 në të cilin rolin kryesor e luante Robin Williams, ndërsa në vitin 2017 në kinema erdhi vazhdimi “Welcome to the Jungle”, i cili rezultoi një hit i madh kinematografik me 962 milionë dollarë të inkasuar në të gjithë botën. Vazhdimi i ri në kinematë amerikane mbërrin më 13 dhjetor.