Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Forbes: Kanye West, reperi i dytë që bëhet miliarder

Foto: Pierre Suu / GC Images

Pas rishikimit të financave të tij sipas kërkesës, Forbes thotë se Kanye West tani zyrtarisht është miliarder.

Një raport i ri nga revista amerikane vlerësoi se ylli i hip-hopit ka pasur prej 1.3 miliardë dollarësh, transmeton KOHA.

E sipas Forbes kjo pasuri kryesisht vjen falë linjës së atleteve “Yeezy”, që kap vlerën e 1.26 miliardë dollarëve.

E me këtë rast Kanye West bëhet vetëm reperi i dytë që bëhet miliarder, pas Jay-Z.

Përkundër që është njëri nga reperët me më së shumti shitje në 20 vitet e fundit, fitimet nga muzika janë vogla krahasuar me ato nga atletet.

Labeli i tij “Good Music”, dhe të drejtat diskografike kapin vlerën e 90 milionë eurove, sipas Forbes.

Edhe Kanye West e humb statusin e miliarderit  Showbiz Kanye West e humb statusin e miliarderit 

Kurse pjesa tjetër e pasurisë së tij janë: 81 milionë dollarë në prona dhe 21 milionë në tokë. Kurse ekipi i reperit ka listuar 17 milionë euro kesh, dhe 35 milionë në aksione.

E përkundër këtyre vlerësimeve Kanye West ka thënë se është nënvlerësuar pasuria e tij, duke e vlerësuar në 3.3 miliardë dollarë.