Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jay-Z kryeson listën e “Forbes” për reperët më të pasur

Jay-Z është njoftuar se e kryeson top listën e revistës “Forbes” për reperët më të pasur. Ekspertët financiarë në publikimin e kohëve të fundit e kurorëzuan miliarderin e parë të hip-hopit dhe këngëtarin e hitit Empire State of Mind, falë pronësisë së tij të shërbimit streaming Tidal, shtëpisë diskografike Roc Nation dhe aksioneve në brendet e alkoolit Armand de Brignac dhe D'Usse, si dhe investimin në aplikacionin për ndarjen e automobilave, Uber.

Pasuria e tij e madhe e ndihmoi atë që ta marrë vendin e parë në top listën e vitit 2019, duke e lënë Dr. Dre në vendin e dytë me 800 milionë dollarë, ndërsa Sean 'Diddy' Combs është në vendin e tretë me 740 milionë dollarë, shkruan KOHA Ditore.

Në vendin e katërt (të largët) është Kanye West me një pasuri prej 240 milionë dollarë, ndërsa Drake e përmbyll top-pesëshen me 150 milionë dollar.

Artikuj të ngjashëm