Showbiz

“Fly Girl” projekti i ri muzikor i grupit “FLO”

Grupi “FLO” i përbërë nga tri këngëtare, Stella, Renée dhe Jorja, është rikthyer në skenë me këngën e parë për vitin 2023, “Fly Girl”, dhe në të përfshihet edhe ylli legjendar i muzikës, Missy Elliott.

“Kënga ‘Fly Girl’ flet për vetëbesimin, ndjenjat e bukura dhe pozitivitetin. Është një këngë e cila të bënë të ndihesh e lumtur, energjike dhe në të njëjtën kohë përmban tekst të mrekullueshëm dhe vokale fantastike. Është një shkrirje e përkryer e stilit të vjetër të muzikës R&B dhe atij modern, me një kontribut unik të ikonës Missy Elliott. Neve na pëlqen shumë ky projekt dhe jemi të lumtura që e kemi publikuar një këngë, e cila shpresojmë që do t’i bëjë dëgjuesit të ndihen plot vetëbesim dhe më e rëndësishmja, të ndihen të lumtur”, deklaruan anëtaret e grupit përmes një komunikate për media.

Kënga e cila i ngjason hitit të Missy Eliotit të lansuar në vitin 2002, “Work It”, është realizuar nga producenti britanik, MNEK.

“Më kujtohet që disa adhurues më dërguan video ku ato shihen duke performuar, dhe unë menjëherë e ndjeva një atmosferë autentike të viteve ’90 në muzikën e tyre. Po ashtu më pëlqeu fakti që të gjitha këndojnë bukur dhe kanë kontroll të mirë të vokalit, prandaj kur më kërkuan të jem pjesë e këngës ‘Fly Girl’, pranova pa hezitim”, deklaroi Missy Eliot.

“Fly Girl” është mirëpritur nga publiku me t’u publikuar në platformën muzikore YouTube. Madje disa prej tyre po e krahasojnë grupin dhe muzikën e tyre me ikonat e zhanrit R&B, “Destiny’s Child”.

“FLO” gjatë 2023-s do ta realizojë edhe një turne muzikor.