Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Filmi “Mean Girls”, për vikendin e dytë me radhë, i pari në arkat filmike

Filmi i “Mean Girls”, që u krijua për së dyti në një version modern muzikal, skenarin e të cilit e shkroi Tina Fey, po qëndron numër një arkat filmike për vikendin e dytë me radhë, duke grumbulluar 11.7 milionë dollarë, raporton agjencia “AP”.

Kjo gjë u bë e ditur pasi u publikuan të dhënat nga shitja e biletave, gjë që tregon se “Mean Girls”, prodhim i kompanisë “Paramount”, ka grumbulluar 50 milionë dollarë në total për dy javë rresht, bashkë me 16.2 milionë ndërkombëtarisht.

Filmi që qëndron në vend të dytë me shitje të biletave është “The Beekeper”, i cili grumbulloi 8.5 milionë dollarë në arkat filmike.

I treti është “Wonka” me 6.4 milionë dollarë.

Ekspertët e filmave patën pritshmëri të mëdha për filmin “I.S.S”, në të cilin bëhet fjalë se çfarë do të mund të ndodhte pas një lufte të mundshme në mes të SHBA-se dhe Rusisë. Kritikët nuk e vlerësuan lartë filmin dhe rezultat, ky film gjendet në vendin e shtatë dhe ka grumbulluar gjithsej 3 milion dollar në arkat filmike.