Krishtlindjet e ardhshme na pret në kinema fantashkenca e re me Chris Pratt në rolin kryesor, për të cilin ky do të jetë projekti i tij i parë si producent.
Filmi "The Tomorrow War" i studios Paramount deri së fundi u quajt Ghost Draft, ndërsa pas titullit të ri, mbërriti edhe data e premierës dhe ajo është më 25 dhjetor të vitit të ardhshëm. Xhirimet filluan në fillim të shtatorit në Atlanta dhe Islandë, ndërsa filmi është bërë me regji të Chris McKay, bazuar në skenarin e Zach Dean, ndërsa në rolet e tjera përfshihen Yvonne Strahovski, Betty Gilpin, J.K. Simmons dhe Mary Lynn Rajskub.
“The Tomorrow War” është vendosur në të ardhmen e afërt, ndërsa në fokus është lufta të cilën janë të detyruar ta bëjnë njerëzit kundër forcave jashtëtokësore të cilat e kanë sulmuar Tokën. Shpëtimi i vetëm mund të jetë shkencëtari (Pratt) i cili e ka një aftësi të pazakontë për të ndërhyrë në të kaluarën.
Në ditën e Krishtlindjeve vitin e ardhshëm do të duhej të shfaqet drama historike e Universal me titullin “News of the World” në të cilën do të luajë Tom Hanks, kështu që fantashkenca e Pratt e ka një kundërshtar të madh në ditën e hapjes, shkruan KOHA Ditore.
Në vitin 2021, Prattin do të duhej ta shohim në vazhdimin e tretë të Guardians of the Galaxy, film ky i cili është në fazën e paraproduksionit dhe në të cilin do ta përsërisë rolin e tij si Star-Lord, si dhe në filmin Jurassic World 3, i cili sapo është paralajmëruar.